4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Discord vendos të mbyllë robotin bashkëbisedues AI Clyde

- Advertisement -

Discord ka vendosur të mbyllë Clyde, robotin bashkëbisedues eksperimental me inteligjencë artificiale.

Përmes një njoftimi Discord tha se roboti do të çaktivizohet në fund të muajit dhe nga data 1 Dhjetor përdoruesit nuk do të mund të aksesojnë Clyde në mesazhe direkte, mesazhe në grup apo bisedat në server.

Discord filloi të testojë funksionalitetet AI të Clyde në fillim të vitit duke përdorur modelet e OpenAI për t’ju përgjigjur pyetjeve dhe bashkëbiseduar me përdoruesit e platformës.

Që atëherë ka qenë në fazë testimi të kufizuar ndërsa kompania kishte planifikuar ta bënte funksional. Rrethanat e mbylljes së Clyde janë të paqarta.

Është e mundur që roboti të rikthehet si një funksionalitet me pagesë në planin Nitro në të ardhmen ose mbase Discord ka kuptuar gjatë fazës së testimit se integrimi i tij është i parakohshëm.

Gjatë vitit Discord ka eksperimentuar me funksionalitete të ndryshme AI përfshirë përmbledhjet e bisedave gjeneruara me AI. /PCWorld Albanian/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit