1.1 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Disa të mitur hynë me flamuj për festime në Mitrovicën e Veriut, Elshani: Ndaluam 12 persona

- Advertisement -

Policia e Kosovës ka ndaluar 12 persona, 10 nga të të mitur, sepse dyshohet te kenë hyrë me flamuj shqiptarë në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për mediat e ka konfirmuar zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës, në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.

“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hy Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmu me gurë. I kemi ndalu dy vetura, në njerën veturë kanë qenë pesë të mitur. Në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patentë shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”- ka thënë ai.

Elshani tha se është hapur një rast “dëmtim kriminal” sepse një veturë është goditë me gurë, shtoi ai.

“Nuk ka vepër për përdorimin e flamujve, por për këto çështjet e kundërvajtjes. Deri sa t’i sqarojmë disa situata që kanë ndodhur. Tani jemi duke e trajtu ketë rast, pasi që personat janë të mitur”- ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit