-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Disa të armatosur sulmojnë vetura në Pakistan, mbi 40 të vrarë

- Advertisement -

Së paku 41 persona – përfshirë gra e fëmijë – janë vrarë, pasi persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një autokolone me 200 automjete pasagjerësh që po udhëtonin nëpër një zonë të skajshme të Pakistanit.

Automjetet u sulmuan përderisa po lëviznin nëpër distriktin Kurram në Pakistan, afër kufirit me Afganistanin, sipas zëvendëskomandantit lokal të policisë, raporton televizioni BBC.

Personat e armatosur fillimisht e vunë në shënjestër eskortën policore të autokolonës, tha në një deklaratë zëdhënësi provincial.

Policia po e mbronte autokolonën pas disa muajve me dhunë sektare në atë zonë. Dhjetëra njerëz janë vrarë këtë vit.

Policia i tha BBC-së se 41 njerëz u vranë në sulmin e së enjtes, ndërsa 16 të tjerë u plagosën seriozisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit