Shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, tha se disa specialistë do të mbërrijnë në Ukrainë për të hartuar planet për prodhimin e pajisjeve ushtarake.
Ai nuk dha një datë të caktuar në lidhje me këtë, por tha se do të ndodh së shpejti, shkruan Sky News.
“Unë mendoj se shumë shpejt këtu do të vijnë specialistë të cilët do të bëjnë një plan për prodhimin tonë të gjithçkaje që na nevojitet. Para së gjithash, kjo lidhet me mbrojtjen ajrore”, është shprehur ai.