Një front ajri i ftohtë ra solli rreth 40 cm borë në pjesë të veriut të Uellsit të Ri Jugor të shtunën, sasia më e madhe që nga mesi i viteve 1980, tha Miriam Bradbury, një meteorologe në zyrën e motit të Australisë, raporton Reuters.
Borë ra edhe në zona të shtetit fqinj të Queensland për herë të parë në 10 vjet, tha ajo.

Bradbury tha se ndryshimi i klimës e ka bërë motin e Australisë më të paqëndrueshëm në vitet e fundit, por se kjo lloj ngjarjeje kishte ndodhur disa herë në të dhënat historike.
“Ajo që e bën këtë ngjarje të pazakontë është sasia e borës, por edhe përhapja e saj, duke mbuluar një pjesë mjaft të madhe të pllajave veriore”, tha ajo.
Me shirat e rrëmbyeshëm që godisnin zona të tjera, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Uellsit të Ri Jugor tha se kishte reaguar në më shumë se 1,455 incidente. Tha se më shumë se 100 automjete ishin bllokuar nga bora, stuhitë kishin dëmtuar ndërtesa dhe kishte lëshuar disa paralajmërime të mëdha për përmbytje.

Dhjetëra mijëra shtëpi e kaluan natën pa energji elektrike, raportoi transmetuesi shtetëror Australian Broadcasting Corp.
Policia në Uellsin e Ri Jugor, shteti më i populluar i Australisë, tha se një makinë kishte ngecur në ujërat e përmbytjes të shtunën në mbrëmje dhe një pasagjere femër në të 20-at është zhdukur. Kërkimet po vazhdonin të dielën, thanë ata.