-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Disa pyetje që të mos të ta lënë mesazhin “seen”

- Advertisement -

Kur bëhet fjalë për të mbajtur gjallë një bisedë, sidomos online, është paksa sfiduese. Ama, po të sjellim një listë me pyetjet e duhura, që t’ia bësh atij personit special dhe të mos marrësh kurrë një “seen” si përgjigje. 😉

Si do e përshkruaje veten me 3 fjalë?

Cila ishte pjesa më e bukur e ditës tënde?

Cili është talenti më i çuditshëm që ke?

Nëse do të ishe një emoji, cili do të ishe?

Nëse do të ishe një personazh fiktiv, cili do të ishe?

Nëse do haje darkë me një person (i vdekur apo i gjallë), cilin do të zgjidhje?

Cili është “spirit animal” që ke?

Shenja e horoskopit?

Cila është ajo gjë që të acaron keq fare tek të tjerët?

Më thuaj barcaletën më qesharake që di.

Si do të ishte dita perfekte për ty?

Fakti më interesant që ke lexuar?

Gjëja më e mirë që sjell plakja? Po më e keqja?

Si e përkufizon lumturinë?

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit