6.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Disa profesione e dëmtojnë zemrën

- Advertisement -

Një studim i shkencëtarëve të “American Heart Association” ka konkluduar se disa profesione imponojnë zakone më pak të shëndetshme në krahasim me të tjera, me pasoja në mirëqenien e zemrës dhe vetë peshës së trupit.

Ja disa prej tyre:

Shoferët e kamionëve – Personat e angazhuar në transportin e materialeve pinë duhan më shumë se çdo person që ushtron një tjetër profesion. Gati një e katërta e tyre konsumojnë cigare rregullisht dhe kjo sjell probleme të zemrës dhe mushkërive.

Industria e shërbimit – Njerëzit që punojnë në restorante, që nga kuzhinierët, kamerierët, luftojnë përditë me ushqimin. Pjatat që gatuajnë apo servirin janë një tentativë e vazhdueshme dhe shpesh kanë tendencën të hanë ushqim jo të rregullt.

Policët dhe zjarrfikësit – Personat që merren me sigurinë e të tjerëve, që nga zjarrfikësit e policët, duhet të mendojnë për zemrën e tyre. Pjesa më e madhe e tyre nuk janë në formë, dhe vuajnë nga zemra dhe tensioni i lartë.

Menaxher financash – Avokatët dhe mjekët duket se kanë zakonet më të mira të ushqimit. Ndryshe nga një menaxher financash, që ndjek një dietë të keqe dhe herë pas here frekuenton palestrën.

Agjent shitës – Më shumë se gjysma e agjentëve të shitjeve kanë zakone të këqija ushqimi, dhe në studim 69% e tyre rezultonte me kolesterol të lartë.

Administrator – Pjesa më e madhe e administratorëve nuk i dedikohen aktivitetit fizik. Studimi thotë se të ngresh këmbët mbi tavolinë për vetëm 5 minuta çdo orë, mund t’ju ndihmojë me qarkullimin e gjakut.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit