4.2 C
New York
Friday, November 22, 2024

Buy now

Disa pjesëtarë të KFOR-it kanosen në Prizren, policia jep detaje

- Advertisement -

Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar në një lokal janë kanosur dje nga dy të dyshuar në fshatin Lubiqevë të Prizrenit.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh thuhet se pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar të dyshuarit.

“Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, derisa rasti është nën hetime.

“Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.02.2024 – 09:00. Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal, dy të dyshuar meshkuj kosovarë i kanë kanosur. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një pune hetimore janë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar pushkë gjuetie. Rasti nën hetime”, thuhet në raport

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit