Disa muaj më parë, aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij, stilistja Basak Dizer solli në jetë një djalë.
Mirëpo, vetëm ditët e fundit ai është kapur mat për herë të parë duke mbajtur në krahë djalin e tij.
Ndërkohë që të gjithë fansat e tij mezi po prisnin të shihnin vogëlushin, aktori prezantoi të birin dhe u bë kryefjala e mediave rozë.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/08/3483162_bb02f43792d6d896771a0d5d2a9e8a4c_640x640.jpg)
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/08/3483162_5583188acc1713ed8de629d62efcd765_640x640-1.jpg)
Theksojmë që Kivanç e ka pagëzuar djalin Kurt Efe. Këtë emër Tatlitug mbante në serialin e njohur “Kurt Sejit dhe Sura”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.