6.7 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Disa klube të Premierligës e duan Eriksenin

- Advertisement -

Brentfordi është në mesin e disa klubeve të Premierligës që kanë shfaqur interesim për ta kthyer Christian Eriksenin në Angli, shtatë muaj pasi ai e pësoi një arrest kardiak në një ndeshje të Danimarkës në Euro 2020.

Erikseni e shkëputi marrëveshje me Interin muajin e kaluar dhe Brentfordi është interesuar për planet e danezit, sipas mediave angleze,

Erikseni ka lidhje të forta daneze në Brentford, pasi njihet me trajnerin Thomas Frank dhe bashkëlojtarët nga ekipi kombëtar Chrsitian Norgaard dhe Mathias Jensen.

Mesfushori danez është duke i menduar mirë mundësitë derisa po stërvitet në jug të Zvicrës, pak matanë kufirit me shtëpinë e vet në Itali.

Trajneri i Tottenhamit Antonio Conte tha se dera është gjithmonë e hapur për Eriksenin në Spurs, pasi ata punuan së bashku në Inter sezonin e kaluar.

Ai i kaloi gjashtë vjet e gjysmë në Tottenham para se t’i bashkohej Interit në vitin 2020.

Erikseni u largua nga Serie A me pajtim dypalësh, pasi autoritetet shëndetësore në Itali ia ndaluan të luajë futboll për shkak të defibrilatorit që e bart në zemër.

29-vjeçairt iu vendos defibrilatori në zemër pas arrestit kardiak që e pësoi në ndeshjen e Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 në Kopenhagë. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit