Vajza e heroit të Kosovës, Ilaz Kodra, Krenarja ka diplomuar në Fakultetin Juridik.
Lajmin për diplomimin e Krenares e ka bërë me dije bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku.
“Sa i lumtur e sa krenar, që vajza e bashkëluftëtarit, mikut tim të zemrës, heroit të kombit, Ilaz Kodra, Krenarja, ka diplomuar në studimet master në drejtimin E drejta Financiare në Fakultetin Juridik, me notën më të lartë mesatare, 10.0”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Postimi i plotë:
Krenarja e Ilazit, krenaria jonë.
Lindi disa muaj pas rënies të të atit. Nuk pati fatin ta njoh nga afër atë burrë, i cili mbi të gjitha ishte baba i mrekullueshëm e shok i jashtëzakonshëm.
Nuk e njohu nga afër sepse Ilazi mori një rrugë tjetër, atë të luftës për liri, që një ditë, fëmijët e Kosovës të arsimohen të lirë në shkolla e universitetet tona, larg bodrumeve e shtëpive – shkolla, të cilat u hapën pas mbylljes me dhunë të institucioneve arsimore në Kosovë.
Sa i lumtur e sa krenar, që vajza e bashkëluftëtarit, mikut tim të zemrës, heroit të kombit, Ilaz Kodra, Krenarja, ka diplomuar në studimet master në drejtimin E drejta Financiare në Fakultetin Juridik, me notën më të lartë mesatare, 10.0.
Një sukses ky për të cilin luftuan e u sakrifikuan dëshmorët e martirët anë e kënd Kosovës. Një sakrificë e Ilazit që la pas lirinë e Kosovës e më të edhe një familje të mrekullueshme!
Sa krenar për Krenaren!
SL