-1.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Diplomon gjenerata e 61-të: Kosovës i shtohen edhe mbi 450 policë

- Advertisement -

Ka diplomuar gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se atdheut tonë po i bashkohen edhe 462 gardianë në mbrojtje të vendit tonë.

“Janë 56 vajza e gra në këtë grup, por na duhen dhe më shumë. Policia jonë është me ne në çdo ditë, në çdo festë, edhe kur ne pushojmë. Sakrifica dhe përkushtimi i tyre është i pashoq… ata çdo ditë mbrojnë sovranitetin dhe territorin e Republikës së Kosovës. I përkulemi heroizmit të heroit të Kosovës, Afrim Bunjakut, i përkulemi edhe heroizmit të Enver Zymberit dhe aty që ranë në detyrë në mbrojtje të atdheut”, ka thënë Osmani.

Prezent në këtë ceremoni është edhe kryeministri, Albin Kurti, i cili tha se struktura gjinore dhe etnike e kësaj gjenerate të Policisë së Kosovës e tregon strukturën e shoqërisë tonë dhe politikat e shtetit tonë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit