23.5 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Diplomon gjenerata 2025 e kadetëve të FSK-së, 18 ushtarë të rinj

- Advertisement -

Në një ceremoni solemne të organizuar të premtem, diplomoi gjenerata 2025 me 18 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Presidentja Vjosa Osmani vlerësoi lart përkushtimin dhe gatishmërinë e kadetëve për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim.

“Nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbehet atdheut me zemër, betim dhe uniformë. Kjo ceremoni nuk shënon vetëm fundin e një etape, por fillimin e një përgjegjësie të shenjtë për ju”, tha presidentja Osmani.

Ajo theksoi historinë e sakrificës dhe qëndresës së popullit të Kosovës, duke e lidhur rolin e FSK-së me trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

“Toka jonë e ka njohur dhimbjen dhe sakrificën për shekuj me radhë, por mbi të gjitha ka lindur mbi shpresën. Forca juaj është trashëgimi e UÇK-së. Ju jeni besimi ynë që Republika e Kosovës do të jetë në duar të sigurta”, tha Osmani.

Të ngjashme

Të fundit