Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se është shtuar edhe më tej kuadri i oficerëve profesionit i FSK.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Mehaj ka njoftuar se Agon Berisha dhe Uran Jahiri kanë diplomuar me sukses të lartë në Akademinë Ushtarake në Gjermani.
Postimi i plotë:
Shtohet edhe më tej kuadri i oficerëve profesionist të Ushtrisë sonë
Pas studimeve intenzive në Akademinë Ushtarake në Gjermani, diplomojnë me sukses të lartë , Agon Berisha me specializim në fushën e IT ushtarake si dhe Uran Jahiri me specializim në fushën e logjistikës.
Gjithashtu, edhe oficeri Art Sahiti me sukses të lartë ka përfunduar kursin e karrierës për Komandant Kompanie dhe është avancuar në gradën Kapiten.
Mirënjohje e lartë për Republikën e Gjermanisë dhe shumë urime oficerëve tanë që me sukseset e tyre janë ambasadorët dinjitoz të identitetit tonë shtetëror e ushtarakë!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=480456390862413&id=100066941695634&mibextid=Nif5oz