Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me diplomimin e dy oficerëve të FSK-së në kolegjet ushtarake amerikane.
Ajo ka vlerësuar se suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në profilin e saj në “Facebook”, Osmani ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj ShBA-së për përgatitjen e kuadrove të FSK-së.
“Krenari për Kosovën! 🇽🇰🇺🇸 Kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar me sukses në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik. Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”, ka shkruar Osmani.