-1.8 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Diplomatja amerikane vizitoi KQZ-në

- Advertisement -

Sot, në ditën e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve qëndroi zëvendës-shejfa e ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, Anu Pratipati.

Fillimisht, Pratipati u prit në takim nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, të cilët biseduan për ecurinë e procesit zgjedhor në orët e para të ditës së sotme.

Radoniqi dhe Pritipati, së bashku edhe me drejtues të institucioneve tjera, ushtruesi i detyrës së i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Zenel Leku dhe drejtori i operativës në KEDS, Avni Alidemaj, vizituan dhomën operative në KQZ.

Bashkëpunimi ndërinstitucional është thelbësor në garantimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit