E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, është larguar nga Presidenca.
Diplomatja amerikane është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në ditën që shefja e shtetit po i takon liderët e partive politike lidhur me tejkalimin e ngërçit politik.
Pas daljes nga takimi, Prattipati nuk ka dhënë ndonjë deklaratë për media.
Osmani diplomaten amerikane e ka takuar pas takimit që ka zhvilluar me liderin e VV-së, Albin Kurti.
Tani në takim me Osmanin ka hyrë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
Pas tij radhën për takim e ka kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ndërsa nga ora 16:00 Osman e pret në takimin liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.