12.4 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Diplomati i Merzit vjen të martën në Kosovë

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të nisë këtë të diel një turne në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me vizitën e tij të parë në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku do të takohet me anëtarët e presidencës së vendit dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare për këtë shtet.

Turneu i Wadephul përfshin gjithashtu Malin e Zi, Shqipërinë, Serbinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Në Kosovë, ministri gjerman do të qëndrojë të martën, ku takimi do të përqendrohet në proceset e integrimit dhe pranimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Vizita vjen në një kohë të rëndësishme për dialogun politik dhe zhvillimet euroatlantike të Kosovës, duke theksuar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e vendit në institucionet evropiane.

Ai pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Të ngjashme

Të fundit