5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Diplomati amerikan që njeh veriun: Duhet t’i bëhet presion edhe Vuçiqit që t’i lë serbët të vendosin vetë

- Advertisement -

Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, veriu i vendit ka mbetur një prej zonave që në vazhdimësi ka prodhur trazira, tensione e pasiguri. Ngjajshëm ka ndodhur edhe këtë vit, kur Qeveria e Kosovës ka vendosur të dërgojë kryetarët nëpër vendet e tyre të punës nën përcjellje policore.

Ky veprim ka nxitur reagimin dhe protestat e serbëve lokalë që kishin bojkotuar zgjedhjet nën direktivat e Vuçiqit, ndërkohë Qeveria e Kosovës për herë të parë është qortuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u cilësuar si palë që ka nxitur tensionet.

Pas ngjarjeve të 29 majit, ku mbeten të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it, në drejtim të Qeverisë së Kosovës ka pasur një presion të madh ndërkombëtar, për të hequr policinë nga komunat dhe që kryetarët e rinj të ushtrojnë detyrën e tyre nga objekte të tjera. Tashmë po kërkohet dhe diskutohet edhe organizim i zgjedhjeve të reja.

SHBA përveç Kosovës, ka kërkuar edhe nga presidenti i Serbisë për të ulur gatishmërinë ushtarake dhe për të kontribuar në de-eskalim të situatës.

Lidhur me qasjen e Perëndimit ndaj Kosovës dhe ndaj Serbisë, pas ngjarjeve të fundit në veri kashkruar diplomati amerikan tashmë në pension, Gerard Gallucci.

Galluci teksa ka rënditur ngjarjet që kanë çuar në tensionimin e situatës në veri, ka thënë se shumë serbë lokalë mund të kenë qenë gati për të marrë pjesë në votime, por thotë se ata u urdhëruan nga Beogradi që t’i bojkotojnë ato.

Ai përmend edhe financimin që Beogradi e bën në atë pjesë, përfshirë edhe kriminelët e etur për të mbajtur gjërat e pazgjdihura.

Sipas diplomatit amerikan, i cili edhe ka qenë edhe përfaqësues regjional i Kombeve të Bashkuara për veriun nga viti 2005 deri në 2008, derisa SHBA-ja, BE-ja dhe QUINT-I i bëjnë presion Kosovës për të prodhuar një zgjidhje, ata duhet t’i bëjnë presion ose edhe ta joshin Vuçiqin që të lejojë serbët e veriut të Kosovës të vendosin vetë.

Galluci thotë se edhe Serbia duhet t bëjë lojë fer.

“Ndërsa SHBA-të dhe anëtarët e QUINT-it nga BE-ja i bëjnë presion Prishtinës që të ofrojë zgjidhje, ata duhet ose të bëjnë presion ose ta joshin Vuçiqin që të lejojë veriorët të vendosin vetë. Edhe Serbia duhet të luajë drejt”, ka përfunduar Galluci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit