Kryetari Themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosove, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka filluar vizitën disa ditore, fillimisht në Brazil, pastaj në Uruguai, Bolivi dhe Argjentinë, në kërkim të krijimit të bashkëpunimit mes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dhe Shoqatave e Kolegjeve të këtyre shteteve.
Sipas Prof. Dr. Rifat Latifi, thekson se “Diplomacia Mjekësore”, është shtylla kryesore e njëherit kurrizore e diplomacisë globale shëndetësore, që është përcaktuar si një spektër i gjerë i përcaktuesve shëndetësorë, si një element vendimtarë në politikën e jashtme, të sigurisë dhe tregtisë, për të cilën kërkohet veprim kolektiv nga secili it prej nesh.
Pata disa kohëve, Prof. Dr. Rifat Latifi, në revistën Kosova Journal of Surgery, ka shkruar se “ndërtimi i marrëdhënieve ndërkombëtare për të mbështetur nevojat e sistemit shëndetësor në Kosovë, është mënyra e vetme për të sjellë burimet e nevojshme, arsimin dhe aftësimin për vendin dhe personelin mjekësor. Gjatë tri dekadave të fundit, ne u mbështetëm në mësimin e njëri-tjetrit. Është si i verbëri që udhëheq të verbrin. Ne ishim të verbër ndaj shkencës dhe mjekësisë moderne për 30 vitet e fundit. Kapërcimi i këtyre pasojave të ngulitura prej tri dekadash, do të marrë kohë dhe të dhëna, pasi që transformimi nuk mund të ndodhë pa të dhëna. Për këtë çështje, nuk ka rrugë tjetër!”.
“Përfaqësuesit e shoqatave të kirurgjisë prej këtyre vendeve janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, dhe ta ndihmoje transformimin e shëndetësisë në Kosovë, duke e ndihmuar kirurgjinë dhe KKK. Ky është një burim i shkëlqyeshëm i avancimit të kirurgjisë në Kosovë”, thotë mes tjerash prof.. Dr. Latifi.
Këtë vizitë Prof. Dr. Latifi, e ka filluar sot, në Brazil, ku po merr pjesë si mysafirë nderi, më Kongresin e 35-të, të Shoqatës Pan Amerikane të Traumës, dhe në Kongresin e 35-të, të Shoqatës së Kirurgëve të Brazilit, që ka rreth 30 mijë anëtarë, Në këtë ngjarje, ai ligjëroj temën “ Telemjekësia dhe Teletrauma: Më në fund këtu, por shumë e vonuar”, dhe për “Manaxhimin e Pacientit, me Arrest Traumatik Kardiak”.
Nesër ai do flet për temën “Kirurgjia Globale dhe Vullnetarizmi Kirurgjikal: Një model i qëndrueshëm i përmirësimit të aksesit në kujdesin shëndetësor”, dhe do të merr pjesë në seksionin si debutues në menaxhimin e traumave komplekse.
Po ashtu, ai nesër do të zgjidhet anëtarë Nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Brazilit, nder ky që jepet vetëm kirurgeve të njohur në botë, për kontribut të jashtëzakonshëm në kirurgji, dhe në shëndetësinë globale.