-7.5 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Diplomacia kosovare shkon në Bruksel jo për dialog, por për përkrahje të qendrave të dobësimit

- Advertisement -

Kosova ka një kohë gjatë që s’ka marrë asnjë niohje të re dhe vazhdon të jetë vendi i vetëm pa liberalizim të vizave.

Megjithatë diplomacia kosovare ka gjetur kohë që të përkujdeset dhe që ta përkrahë qendrën e dobësimit e cila drejtohet nga sipërmarrësja Shkenda Dubova.

Kjo e fundit ka marrë përkrahjen e ambasadës kosovare në Bruksel, ku ka hapur pikën më të re të qendrës së saj të dobësimit.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel ka përshëndetur biznesin duke dërguar një delegacion në hapje, e për këtë Dubova i ka falenderuar pafund.

“Falenderim të veçantë ambasadës së Kosovës në Belgjikë për përkrahjen me rastin e hapjes së qendrës sonë në Bruksel. Prezenca juaj në hapjen e qendrës sonë është krah i fortë për rritjen dhe avancimin e biznesit tonë dhe të gjitha bizneseve kosovare në Evropë. Qendra jonë do të jetë ambasadore e denjë e vlerave më të mira që kanë bizneset kosovare”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit