Gani Jakupi, konsulent i MPJD-së që paguhen 7.500 euro, ka vazhduar me aktivitetet e tij.
Kësaj radhe, ai ka takuar një person që në të kaluarën ka pasur disa poste të rëndësishme.
Jakupi është takuar me Javier Solanën, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-së në kohën e luftës në Kosovës.
Jakupi ka publikuar një fotografi nga takimi, ndërsa ka treguar se ia ka dhuruar edhe librin e tij.
“Me Javier Solanën, ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, duke evokuar të kaluarën dhe duke festuar të ardhmen.
Ai u largua me një kopje të “Retour au Kosova”, kujtimet e mia të një kohe të ndikuar shumë nga vendimet e tij” – ka shkruar ai.