25.7 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Diogo Jota dhe vëllai i tij varrosen nesër

- Advertisement -

Ish-lojtari i Liverpoolit, Diogo Jota, bashkë me vëllanë e tij, Andre Silva, do të varrosen të shtunën në 10:00 të mëngjesit.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në qytetin e tij të lindjes, Gondomar, afër qytetit portugez, Portos, ku sot gjatë ditës familja e tij u mblodhën për homazhe.

Jota ishte duke udhëtuar me një Lamborghini bashkë me vëllanë e tij, Andre Silva, kur makina doli nga rruga dhe shpërtheu në flakë, pas dyshimeve të policisë për një shpërthim të gomës gjatë një parakalimi, shkruan The Independent.

Ata u gjetën të vdekur në autostradën A-52 në Palacios de Sanabria, pranë qytetit të Zamorës, në orën 00:40 të së enjtes, vetëm 11 ditë pasi Jota, baba i tre fëmijëve, ishte martuar me të dashurën e fëmijërisë së tij, Rute Cardoso.

Ylli i Liverpool-it, Mo Salah, ka thënë se është “i tronditur dhe pa fjalë” në një postim prekës pas vdekjes tragjike të Diogo Jotës në aksidentin automobilistik.

Të ngjashme

Të fundit