Deputetja e Partisë Demokratike , Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar me një mesazh të fuqishëm mbështetjeje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Në një deklaratë të saj, Musliu-Shoshi e ka cilësuar procesin në Dhomat e Specializuara si “të padrejtë” dhe ka theksuar se çmimi i mbijetesës nuk mund të jetë kurrë pranimi i padrejtësisë. Ajo shtoi se vlerat për të cilat luftoi UÇK-ja janë të panegociueshme.
“Kurrë nuk do ta pranojmë padrejtësinë si çmim për mbijetesë dhe do të qëndrojmë të palëkundur kundër gjyqeve të padrejta ndaj çlirimtarëve tanë në Hagë, sepse dinjiteti, e vërteta dhe liria nuk janë kurrë të negociueshme. Drejtësia do të triumfojë.”






