28.4 C
New York
Saturday, July 5, 2025

Buy now

Dinari serb, Çitaku kritikon Qeverinë: Nuk duhet të përfshiheni, çka po trumpetoni tash?

- Advertisement -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila po përfshihet në vendimin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin serbë.

Çitaku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qeveria nuk duhet të përfshihet në vendimet e BQK-së.

Njerëzit e vegjël korrin “fitore” të vogla, në përpjekje të dëshpëruara për ta kompensuar deficitin e rolit historik e patriotik.

Gjëja më e mirë që kish mundur ta bëjë qeveria lidhur me vendimin e BQK për përdorimin e valutave të huaja kish me qenë të qëndrojë e të mos përfshihet”, ka shkruar Çitaku.

Po ashtu nënkryetarja e PDK-së i shtroi pyetje Qeverisë: “Çka po trumpetoni tash, pashë zotin? Çka do të sillni tani me dinarin?”.

“Ky vend e ky popull e ka dëbuar ushtrinë e policinë e Serbisë, e ka shpallur pavarësinë, e ju flisni për dinarin e disa pensionistëve. Njëjtë si me targat, që nuk solli asnjë të mirë, por e solli draftin e statutit për asociacionin që e tejkaloi marrëveshjen e 2013 në Bruksel. Çka do të sillni tani me dinarin?

Çështja e dinarit është punë e BQK-së. Vendimit duhet t’i kishte paraprirë një fushatë intensive informuese, në mënyrë që mos të keqpërdoret nga kundërshtarët e shtetit të Kosovës”, tha ajo.

Reagimi i plotë:

Njerëzit e vegjël korrin “fitore” të vogla, në përpjekje të dëshpëruara për ta kompensuar deficitin e rolit historik e patriotik.

Gjëja më e mirë që kish mundur ta bëjë qeveria lidhur me vendimin e BQK për përdorimin e valutave të huaja kish me qenë të qëndrojë e të mos përfshihet.

Çka po trumpetoni tash, pashë zotin? Ky vend e ky popull e ka dëbuar ushtrinë e policinë e Serbisë, e ka shpallur pavarësinë, e ju flisni për dinarin e disa pensionistëve. Njëjtë si me targat, që nuk solli asnjë të mirë, por e solli draftin e statutit për asociacionin që e tejkaloi marrëveshjen e 2013 në Bruksel. Çka do të sillni tani me dinarin?

Çështja e dinarit është punë e BQK-së. Vendimit duhet t’i kishte paraprirë një fushatë intensive informuese, në mënyrë që mos të keqpërdoret nga kundërshtarët e shtetit të Kosovës.
Çështja e Qeverisë është njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë, integrimi në NATO dhe BE. Kosova është çliruar në vitin 1999 dhe është pavarësuar në vitin 2008. E çështje edhe më e rëndësishme e më imediate për qeverinë është përmirësimi i jetës së qytetarëve, të bëjë diçka për ekonominë, të rritet ekonomia e të hapen vende të punës; të përmirësojë arsimin e shëndetësinë, të rregullojë rrugët e infrastrukturën në përgjithësi.
E jo të nis beteja që janë fituar moti. E me amatorizëm të na sjell sanksione nga aleatët.
Për më tepër, problemi që e kemi si vend nuk është me serbët e Kosovës. Por me Serbinë.

Mos i humbni aleatët. Mos e merrni si të mirëqenë mbështetjen nga aleatët.

Punoni mbarë nëse dini. Nëse jo, shkoni në shpi.

Të ngjashme

Të fundit