28.2 C
New York
Sunday, August 17, 2025

Buy now

Dinamo Zagrebi e vendos flamurin e Kosovës përkrah atij të Bosnjë e Hercegovinës (Video)

- Advertisement -

Dinamo Zagrebi ka prezantuar blerjen e parë të afatit kalimtar të transferimeve në janar.

Kampion aktual i Kroacisë ka bërë të ditur në mbrëmjen e së martës se ka nënshkruar me Arbër Hoxhën.

Dinamo pak para prezantimit publikoi një video në rrjetin social Facebook, duke e vendosur flamurin e Kosovës në zhveshtore përkrah atij të Bosnje e Hercegovinës. Aty janë të vendosur të gjithë flamujt e lojtarëve prej vendeve që vijnë.

Hoxha ka luajtur 61 ndeshje me fanellën e Belup, ka shënuar 12 gola dhe ka regjistruar pesë asistime. Ai do t’i bashkohet kampionit aktual të Kroacisë për përgatitjet në Rovinj.

Këto përforcime janë të nevojshme për Dinamon nëse planifikon të arrijë Hajdukun dhe të bëhet sërish kampion.

Aktualisht Dinamo është shtatë pikë prapa, por dy ndeshje më pak se kryesuesi Hajduk.

Kampionati i Kroacisë vijon më 23 janar me ndeshje radhazi, kur Dinamo do të presë Lokomotivin dhe xhiroja e 20-të do të luhet pak ditë më vonë në Pula ndaj Istrias.

Të ngjashme

Të fundit