Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha thotë se opozita po përpiqet ta rrëzojë Qeverinë Kurti duke u ankuar se kjo po ndodhë pikërisht tash kur po zhvillohet një betejë siç e quan me Serbinë. Si cak të insinuatave kaa zgjedhur direkt AAK dhe liderin e saj Ramush Haradinaj.
Basha ka publikuar një letër që Matthew Palmer, ish-përfaqësuesi i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor ua kishte dërguar krerëve të shtetit në vitin 2019.
“Të dashur qytetarë dhe të nderuara medie, Derisa qeveria është në betejë me Serbinë, opozita i ka ndez motorrat me rrëzu Qeverinë Kurti, thu se kanë punu najherë me ndërtu diçka! Tash ngoni mirë, Ramushi duhet me kuptu që qytetarët nuk e kanë kujtesë e peshkut sikur këta! A ju kujtohet letra që Mathew Palmer i ka pas dërgu tre krerëve të shtetit, koalicionit të PAN-it në vitin 2019? Ja detajet: Anulohet vizita e Gjeneralit të Gardës Nacionale të shtetit të Iowa-s
Paralajmërim për rishikim të bashkëpunimit në aspekte të tjera të sigurisë.
Zhgënjimi të hapur që këshillat e ShBA-së nuk janë përfillur.
Deri në largimin e tarifës 100%, marrëdhëniet nuk do të mund të rikthehen në nivelet e mëhershme”, shkroi Basha në Facebook.
https://m.facebook.com/dimalbasha1/posts/10160554057343744?wtsid=rdr_0ghzwQLyarSdfnsz3