Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, shkroi në Facebook-un e tij se përse sipas tij, LDK nuk po mundet pa e përfshi në “qeverinë tranzicionale” PDK-në, pse spo mundeni Hykmete? Pyeti ai deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Ai thotë se përse LDK nuk e ka mendu një ide vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, që do të mund të kishin bashkë 68 deputetë.
Postimi i tij i plotë:
Hykmetja po vazhdon ta mbrojë idenë e një ‘qeverie tranzicionale’ si të vetmen alternativë!
Hykmete, pse nuk e menduat një ide vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje, duke marrë parasysh që së bashku kemi 68 deputetë?
A ka mundësi me shpjegu pse patjetër duhej të përfshihej PDK-ja? Pse s’po mundeni pa ta Hykmete?