21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Dimal Basha thotë se bizneset i kanë dyfishuar fitimet pas ardhjes së Kurtit në pushtet

- Advertisement -

Mbyllja e lokalit Bon Vivant ka nxitur reagimin edhe të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Ai tha se prej se ka ardhur VV-ja në pushtet të ardhurat e bizneseve janë dyfishuar.

Sipas tij, para se të vinte Albin Kurti në pushtet bizneset kanë paguar deri në 90 milionë euro në fitim, teksa pas ardhjes së VV-së në pushtet ata kanë paguar 185 milionë euro.

“Çka po thonë që kemi hy në krizë ekonomike se qenka mbyll ni kafiq në Prishtinë? Po thonë që ka mbaru jeta e natës në Prishtinë! Nejse, ju e dini ma mirë, po thash t’ju kallzoj pak për jetën e ditës të bizneseve! Në Qeverinë e Albin Kurtit, bizneset kanë pagu 185 mil € tatim në FITIM, që i bie se bizneset kanë pas fitim 1.85 miliard euro meqenëse paguajne 10% të fitimit! Para Kurtit, maksimumi që kanë pagu ka qenë 90 milion euro. Pra, sot bizneset fitojnë dyfishin sa kanë fitu para se me ardh ne në pushtet! Pra jeta e ditës për biznese është TOP, e për jetë t’natës ngushëllime, se kam ditë që krejt Prishtina keni nejt qaty 🙂”, ka thënë Basha.

Ndërsa nga opozita, e kanë cilësuar si alarmante situatën me ekonomitë e vogla në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se situata me ekonomitë e vogla në Kosovë është alarmante. Ai thotë se qindra biznese të vogla, përfshirë dyqane, biznese, kafiteri e restorante janë duke u mbyllur për shkak të mungesës së konsumit.

Sipas Tahirit, në tremujorin e parë të vitit 2024, fuqia blerëse në Kosovë ka rënë nga 15 deri në 50 % dhe mbyllja e bizneseve do të ndikojë në rritjen e papunësisë dhe varfërisë.

Deputeti i AAK-së thotë se në një shoqëri normale, ekonomia është shtylla kryesore e funksionimit të shoqërisë, dhe thotë se Qeveria Kurti po e bankroton Kosovën me retorikë luftë dhe konfliktin e hapur me ndërkombëtarët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit