Në atë punim, pretendohej se UÇK’ja ishte financuar nga bandat kriminale e kartelet e drogës. Mes tjerash, kishte pretendime se diaspora kërcënohej që të dërgonte fonde vullnetare për UÇK’në.
Basha u arsyetua duke thënë se ka qenë autor i vetëm një kapitulli, si dhe se gjatë asaj kohe ishte student.
Por, në kohën kur ky punim doli, Dimal Basha rezulton se i kishte 33 vjet. Në biografinë zyrtare të Bashës në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje, rezulton se ai është i lindur më 1979-ën.
