Kandidati për deputet nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka tentuar të bëjë “lajka” me kandidatët e PDK-së që siguruan ulëse në Kuvend.
Basha me anë të një shkrimi të përçud, flet për konfiskime telefonash e insinuata të ngjashme, për deputetët e PDK-së, që po deklarohen se nuk bashkëpunojnë me VV-në. “Të burgosur” i ka quajtur Dimali.
E plotë:
PDK qaq shumë ju beson deputetëve të vet, sa që i kish detyru plotë prej tyne me dal me postime për m’u deklaru që nuk ndrrojnë parti.
Sot më thanë që edhe telefonat ua kanë konfisku edhe nuk po i lejojnë me komuniku me jashtë
More ju a i keni kandidu për deputetë, apo për skllevër, se me zor nuk mbahet kush as n’shpi, e jo ma n’parti! Burgi ndryshe nuk është!
Kaq për demokracinë në PDK