21 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Dimal Basha: Policia e Kosovës është bërë simbol i shtetit tonë të pavarur

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, së bashku me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Ministrin Xhelal Sveçla, mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.

Nëpërmjet një shënimi kryetari Dimal Basha ka rikujtuar se Policia e Kosovës, të cilës i është njohur profesionalizmi i dalluar edhe nga organizatat dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, vlerësohet në mesin e institucioneve më të respektuara dhe më të besuara nga qytetarët tanë.

Kryetari Basha ka vlerësuar se Policia e Kosovës, përveç se është garantuese e qetësisë sonë të përditshme, ajo është bërë edhe simbol i shtetit tonë të pavarur, krejt kjo përmes punës së pandalshme dhe operacioneve efikase, duke shkatërruar bandat kriminale si në jug, po ashtu edhe në veri të vendit.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shpreh mirënjohjen më të thellë dhe respektin më të madh për të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për përkushtimin, sakrificën dhe guximin e tyre të përditshëm. Me nderim të veçantë përulemi para kujtimit të policëve që ranë në krye të detyrës, duke dhënë jetën për mbrojtjen e integritetit të vendit dhe për garantimin e sigurisë publike. Sakrifica e tyre është gurthemeli i lirisë sonë dhe amanet për gjeneratat që vijnë“, ka thënë kryetari Basha.

Të ngjashme

Të fundit