17.1 C
New York
Friday, October 3, 2025

Buy now

Dimal Basha mbetet disa minuta në këmbë, nuk e gjen vendin në ceremoninë e KFOR-it

- Advertisement -

Njeriu i dytë i shtetit, kryeparlamentari Dimal Basha, ka qenë i ftuar në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it.

Por, me të arritur në sallën ku po mbahej ceremonia, vërehet një moment i sikletshëm për kryeparlamentarin tonë, z.Dimal Basha, pasi që ai nuk arrin të gjejë karrigen që ishte rezervuar për të.

Nga transmetimi live i ngjarjes vërehet se si kryeparlamentari Basha, për disa minuta qëndron në këmbë për të pritur se ku të ulet, ndërkohë që Presidentja Vjosa Osmani vetëm e vështron.

Madje në një moment, shihen disa pjesëtarë të KFOR-it me letra në dorë dhe pas komunikimit me Bashën, ky i fundit ‘akomodohet’ në një pjesë më lart.

https://www.facebook.com/share/r/17eDXr2Wh2/

Të ngjashme

Të fundit