Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, sot në një konferencë për media tha se “autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dorëzuar një raport lidhur me hetimet në Banjskë”.
Deklarata e tij ka nxitur reagim të ashpër, nga deputeti i VV’së, Dimal Basha, i cili Stanon e ka quajtur “hajgarexhi”.
Ai ka shtuar se Radojçiqi “e ka pranuar me gojë të vet”.
“Kqyre këtë hajgarexhinë, Për Kosovën masa pa asnjë arsye, e kurrfarë raporti! Për Serbinë asnjë masë per sulmin terrorist, sepse po presin raport, edhe pse Radojçiçi e ka pranu me gojë t’vet!”
Në fund Basha ka shkruar: “Bile skuqu pak, se mu po m’vje marre për ty!”.