15.5 C
New York
Sunday, November 9, 2025

Buy now

Dimal Basha fton qytetarët të votojnë: Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktuese për katër vitet e ardhshme

- Advertisement -

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në votime, duke ftuar qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Në një postim në Facebook, Basha ka theksuar rëndësinë e secilit votues në këtë proces zgjedhor, duke thënë se disa minuta mund të përcaktojnë të ardhmen e katër viteve të ardhshme.

“Të dashur qytetarë, jemi në momentet e fundit të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor,” ka shkruar ai.

Deputeti i Vetëvendosjes u ka bërë apel të gjithë qytetarëve në 18 komunat ku po zhvillohen zgjedhjet, që të marrin pjesë në procesin demokratik.

“Ftoj të gjithë qytetarët – në të 18 komunat ku po mbahet votimi – që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre!” ka shtuar ai.

Në fund të postimit, Basha ka theksuar se çdo votë ka peshë dhe rëndësi në vendimmarrje.

“Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktuese për katër vitet e ardhshme nesër!” ka përfunduar ai.

Të ngjashme

Të fundit