-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Dimal Basha e përfshin opozitën në problemin me rrymë, i numëron “sukseset” e qeverisë dhe sulmon mediat

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, e ka marrë bajrakun e mbrojtjes së pushtetit në telashet me rrymë.

Ai ka thënë se gjendja me energji i shqetëson të gjithë, mirëpo ka fajësuar opozitën për këtë çështje.

Basha ka numëruar “sukseset” e qeverisë Kurti në energji, dhe ka kërkuar nga qytetarët ta shpërndajnë postimin, pasi “mediat argatë” nuk po i paraqesin arritjet e qeverisë.

Postimi i plotë:

Gjendja me energji elektrike është shqetësim i gjithë neve, mirëpo a ka mundësi opozita mos me fol për këtë gjendje!

𝗝𝗮 𝗻𝗷ë 𝗸𝗿𝗮𝗵𝘀𝗶𝗺 ç𝗸𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽𝘂𝗻𝘂 𝗽ë𝗿 𝟰 𝘃𝗷𝗲𝘁, 𝗲 ç𝗸𝗮 𝗸𝗮𝗻ë 𝗯ë 𝗸ë𝘁𝗮 𝗽ë𝗿 𝟮𝟬!

PDK e ka shit KEK-un për hekra. Prandaj, kush mban logo të PDK-së veç duhet m’u palu, mos me ju dëgju asnjë zë se marre! Këtu përfshihet kryetari i betonit Agim Aliu!

E në vitin 2009 LDK e ka pas fillu procesin e shitjes së KEK-ut bashkë PDK, veçse PDK ia ka lidh krytë ne 2012.

A e mbani mend LDK-në duke protestu kur u shit KEK-u? Jo pra, veç aktivistë të Vetëvendosjes kanë protestu, të cilët edhe janë arrestu! A e dini që sot ende këta tuxharë ankohen për protestat e VV sepse ju kanë sjell kokçarje ktyne tuxharëve!

Tash dikush mundet me pyet, mirë, por çka ka bë tjetër qeveria KURTI për rrymën?

𝐉𝐚 𝐝𝐢𝐬𝐚 𝐪ë 𝐩𝐨 𝐦’𝐤𝐮𝐣𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐦𝐮𝐚!

Ka fillu pagesa e rrymës në Veri pas 20 viteve!

Kontratë 236 milion $ me SHBA (MCC) për ndërtimin e baterive 170 MW!

Është nënshkruar kontratë 60 milion euro me kompani amerikane GE për modernizimin e bllokut B5, për herë të parë pas 40 viteve!

Ka bë kontratë me investitor të huaj për 100 MW me panele solare!

Ka hap ankandin për 100 mgw/h për turbina me erë!

Marrëveshje pér 50MW termike shtesë për nxemje qëndrore për 60 mijë familje në Prishtinë!

Ka subvencionu rrymën gjithë qytetarëve në krizën më të madhe gjatë sulmit në Ukrainë!

Ka subvencionu për mijëra qytetarë izolimin e shtëpive!

Ka subvencionu blerjen e pajisjeve efiçiente!

Është themelu treg i përbashkët energjetik me Shqipërinë!

Është themelu bursa Shqiptare e e energjisë ALPEX (Kosovë-Shqipëri)!

Ka investu në izolimin e mbi 100 objekteve publike. 𝗩𝗲𝘁ë𝗺 𝗻ë 𝗙𝗲𝗿𝗶𝘇𝗮𝗷 ka izolu 𝙎𝙖𝙡𝙡ë𝙣 𝙚 𝙎𝙥𝙤𝙧𝙩𝙚𝙫𝙚, 𝙤𝙗𝙟𝙚𝙠𝙩𝙞𝙣 𝙚 𝙕𝙟𝙖𝙧𝙧ë𝙛𝙞𝙠ë𝙨𝙫𝙚, 𝙤𝙗𝙟𝙚𝙠𝙩𝙞𝙣 𝙚 𝙈𝙞𝙣𝙞𝙨𝙩𝙧𝙞𝙨ë 𝙨ë 𝙋𝙪𝙣ë𝙨 𝙙𝙝𝙚 𝙈𝙞𝙧ë𝙦𝙚𝙣𝙞𝙚𝙨, 𝙣𝙙ë𝙧𝙩𝙚𝙨ë𝙣 𝙚 𝘼𝙏𝙆-𝙨ë, dhe pritet të investohet në pajisje efiçiente edhe në 𝙤𝙗𝙟𝙚𝙠𝙩𝙞𝙣 𝙚 𝙧𝙞 𝙩ë 𝙃𝙚𝙣𝙙𝙞𝙠𝙤𝙨-𝙞𝙩! Projekte të ngjashme gjeni gjithandej nëpër krejt Kosovën, por ja që portalet nuk i bëjnë lajm!

A duhet ende punë, patjetër, por se besoj që bëhet fjalë nëse opozita duhet m’u kthy sepse PDK e LDK ka shit KEK-un dikur, LDK e shet Telekomin neser se e ka në program, dhe prandaj qytetarët kanë drejtë ankese, por jo këta që e kanë shit Kosovën për hekra!

_______________

Miq e mikesha, 𝐣𝐮 𝐥𝐮𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐚 𝐬𝐡𝐩ë𝐫𝐧𝐝𝐚𝐧𝐢 𝘁’𝗶 𝗻𝗷𝗼𝗳𝘁𝗼𝗻𝗶 𝘁ë 𝘁𝗷𝗲𝗿ë𝘁 sepse portalet argatë nuk shpërndajnë lajmet tona, aq më pak arritjet! Lufta që bëhet nga argatët është e dyfishtë, propaganda kundër nesh, dhe mosinformini i qyetarëve për arritjet e qeverisë!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit