16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Dimal Basha e kritikon RTK-në, iu jep “ultimatum” që ta transmetojnë një lajm në edicionin qendror

- Advertisement -

Sikurse të mos mjaftonte trustnia e ushtruar në politikat redaktoriale, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur ta kritikojë Radio Televizionin e Kosovës (RTK) edhe për lajmet e orës 17:00.

Krejt kjo, për shkak se, sipas Bashës, RTK’ja s’e transmetoi postimin e Avdullah Hotit ku kritikon kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

Basha i ka dhënë edhe “ultimatum”, duke thënë se “ndoshta deri në ora 19:00 e lexojnë” statusin e tij.

Postimi i plotë:

M’dhimbset pak RTK-ja.

Në lajmet e orës 17:00 e bëri lajm reagimin e LDK-së për ankesën tonë në PZAP (e cila është kap haptas duke vjedh vota), si dhe mbuloi një pjesë të ankesës tonë.

Mirëpo 𝐀𝐒𝐍𝐉Ë fjalë për reagimin e Avdullah Hotit sot, ku ne një status të gjatë ankohet për lidershipin, e ndër tjera edhe vjedhjen e votave me postë!

Para zgjedhjeve, RTK e bënte lajm rrafsh çdo status të secilit deputet që kritikonte qeverinë, por ja që n’lajmet e orës 17:00 nuk ju bën përshtypje statusi i një ish Kryeministri! Po them, me pas sha Albin Kurtin nuk besoj qe ju kish ik, por ja që kur e ka kritiku LDK-në për hajni të votës si duket ju ka ik!

Ndoshta deri n’ora 19:00 e lexojnë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit