![Dikur yll te Liverpooli, sot pastron tualete dhe bën tatuazhe – njihuni me jetesën larg futbollit të Daniel Agger Dikur yll te Liverpooli, sot pastron tualete dhe bën tatuazhe – njihuni me jetesën larg futbollit të Daniel Agger](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/12/ageer.jpg)
Ish-futbollisti danez, Daniel Agger ishte i jashtëzakonshëm si lojtar dhe mbeti i tillë edhe pas përfundimit të karrierës së tij.
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, i cili kishte statusin e heroit në“Anfield”, nuk mund të jetojë pa futboll, ndaj sot edhe në moshën 39-vjeçare punon si lojtar-trajner i klubit të divizionit të dytë HB Koga.
Në kohën e tij të lirë, ai drejton kamionë me vëllain e tij Markon dhe bën pastrimin e tualeteve publike, njoftojnë mediat daneze, përcjell lajmi.net.
Para disa vitesh, vëllezërit Agger investuan 500 mijë euro dhe krijuan kompaninë “Klo Agger”, e cila merret me pastrimin e tualeteve.
Sipas mediave daneze, kjo kompani realizon fitime të jashtëzakonshme dhe është një nga më të fortat në industri.
Danijel Ager nuk e harroi pasionin e tij të madh – tatuazhet. Ai është i mbuluar me tatuazhe nga koka te këmbët.
Në trupin e tij shihen mbishkrime të ndryshme vikinge dhe latine. Ai ka vizatuar shkurtesën më të famshme të Liverpoolit në gishtat e dorës së djathtë.
Shkurtesa “YNWA – Nuk ecni kurrë vetëm” është një nga tatuazhet e shumta të ish-reprezentuesit të Danimarkës.
Së fundmi ai bleu një studio tatuazhesh, mori një certifikatë mjeshtër-artist për të realizuar tatuazhe.
Agger veshi fanellën e Liverpool për tetë sezone, luajti 232 ndeshje dhe e mbylli karrierën e tij në 2016 në Brondby, ku filloi karrierën e tij.