2.6 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Dikur Kurti i quante “hajna” politikanët që endeshin me vetura zyrtare dhe kërkonte paga më të larta për mjekët e mësuesit

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë periudhës sa ishte në opozitë kërkonte paga më të larta për mësimdhënësit dhe mjekët, të cilët i krahasonte me shpenzime të telefonisë mobile të udhëheqësve të dikurshëm institucional.

Kjo deklaratë e tij është shpërndarë së fundmi nëpër rrjetet sociale në formë video, e cila është ndarë edhe nga deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, shkruan lajmi.net.

“…nuk ka kuptim që injoranti e hajni që ka hipur atje lart të paguhet me dhjetëra mijëra euro në vit, të marrë mëditje, të shëtitë me makina zyrtare e shofer, ndërsa mësuesi e mjeku e punëtori i administratës të paguhet më pak se sa që pushtetari i shpenzon për telefon mobil a për dreka e darka”, deklaronte ai.

Shefi i ekzekutivit përgjatë zgjedhjeve parlamentare shfrytëzonte veturat zyrtare që të shkojë nëpër komuna të Kosovës për të përkrahur kandidatët nga radhët e subjektit të tij politik.

https://fb.watch/fh_kKRVKgq/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit