0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Dikur ishin të dashur, momenti kur Dua Lipa dhe Ledri përqafohen me njëri-tjetrin në Sunny Hill (Video)

- Advertisement -

Dua Lipa, ylli me famë botërore, mori pjesë në festivalin Sunny Hill që u mbajt në Prishtinë pak ditë më parë. Pasi interpretoi disa nga hitet më të suksesshme të saj, këngëtarja shijoi gjithashtu si spektatore dhe performancat e yjeve shqiptarë.

Së fundmi, është bërë virale në rrjete sociale një video ku shihet Dua Lipa teksa përqafohet me reperin e njohur. Dyshja kanë treguar se kanë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin, pavarësisht se kanë qenë të lidhur para disa vitesh.

Kujtojmë që para pak javësh, partnerja e Ledrit, Sara Hoxha, foli rreth komenteve që shpeshherë i bëjnë ndjekësit për Dua Lipën dhe Dafina Zeqirin. “Ne nuk kemi lind bashkë, unë e takova Ledrin kur isha 25-26 vjeçe, ai e ka një të shkuar.

Edhe për Dafinën më shajnë si mund ta takosh atë dhe të rrish me të, mua më duket normale më pëlqejnë edhe Dua edhe Dafina janë njerëz të mirë, na ecën muhabeti, kjo tregon që unë jam rehat me veten time dhe nuk xhelozoj për ish të dashura të Ledrit”, tha Sara. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit