-2.6 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Dikur e quante “lara-lara”, Kurti për flamurin e Kosovës: E kam obligim ta respektoj

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi ka folur për deklaratat e tij rreth një lufte të re që ka “mundësi” të ndodh në Kosovë.

Në një intervistë për median zvicerane “Die Republik”, Kurti ka thënë se ka arsye të forta që e bëjnë një konflikt të imagjinueshëm.

I pyetur për deklaratat e tij sa ishte në opozitë në raport me flamurin e Republikës së Kosovës, Kurti ka thënë se i duhet ta respektojë pasi që ia obligon detyra.

“Si kryeministër i Republikës, flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim i imi që e respektoj dhe e përqafoj. Ajo është prioriteti im kryesor. Në programin e lëvizjes sonë mund të ketë gjëra të tjera”, ka deklaruar Kurti.

I pyetur nëse ka ende ëndërr për një bashkim të mundshëm kombëtar me Shqipërinë, Kurti ka deklaruar se nuk heqë dorë nga ëndrrat e tij.

“Askush nuk duhet të heqë dorë nga ëndrrat e tij. Por ju duhet të qëndroni gjithmonë realistë”, ka deklaruar Kurti.

Kujtojmë se sa ka qenë në opozitë, Kurti ishte shprehur kundër flamur të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar si “flamur lara-lara”, gjë që kishte nxitur mjaft shumë reagime në opinion.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit