Lajme “Dikur e kam dashur me mish e me shpirt”: Zhgënjehet thellë aktivisti i dikurshëm i VV-së, mbështet Bedri Hamzën GAZETA SCANNER - 00:03 | 24/11/2024 0 Ramiz Halilaj, një aktivist i dikurshëm i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka njoftuar fundin e përkrahjes për këtë parti. Përmes një postimi në Facebook, Halilaj ka deklaruar se në zgjedhjet e 9 shkurtit do të përfundojë periudha e mashtrimit nga ana e pushtetit aktual. “Ka vend per #MaMir Urime Bedri Hamza”, ka shkruar në fund Halilaj. Postimi i plotë: Unë si aktivist i dikurshëm i LVV Dikur e kam dashur LVV-në me mish e me shpirt, sepse ishte një projekt madhor për vendin. Por sot, Albin Kurti dhe disa ish-anëtarë të PDK-së, që u kapën pas LVV-së, e kanë shndërruar atë në një mjet përfitimi personal. Këta llaskuca dhe mercenarë nuk përfaqësojnë idealet e vërteta të lëvizjes. Më 9 shkurt do t’i vijë fundi këtij mashtrimi. Koha për ndryshim ka ardhur!