Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuqi ka reaguar ndaj deklarimeve të kryeministrit Albin Kurtit i cili në një video – prononcim kujtoi përvjetorin e vdekjes së politikanit serb Olivier Ivanoviç.
Kurti e quaji Ivanoviqin si një person të përkushtuar për interesin e komunitetit dhe qytetit të tij.
Megjithatë, Kuqi ka risjellur një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje të vitit 2026 e cila kishte reaguar për dënimin me nëtë vite të Ivanoviqit, duke e quajtur “poshtërim për drejtësinë”.
Postimi i Kuqit:
Shiheni vete dallimin. Fjalet e Kurtit ne vitin 2016 per Ivanoviqin krahasoni me keto sot. Dikur denimi prej 9 vitesh nuk ishte i mjaftueshem per te, ndersa ai sot eshte hero e model i qytetarit. Kurti eshte mashtrues, ne do te luftojme qe mashtrimet e tij te mos kalojne kurre.