Shkruan: Ardian Bajraktari
Urime për Republikën e Maqedonisë së Veriut, urime shqiptarëve të këtij shteti dhe të gjithë shqiptarëve që besojnë se kjo datë është historike, me rastin e zgjedhjes së Talat Xhaferit kryeministër.
Me politikë vizionare dhe strategjike e më pak popullsitë të Ali Ahmetit me shokë, edhe gjërat që dikur nuk mund të imagjinoheshin, sot bëhen realitet. Është sukses për të gjithë qytetarët pa dallim që ish komandanti i UÇK-së, drejton Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Është arritje e një politike të shqiptarëve me vizion që duhet marrë model, e cila ka kontribuar për lirinë e Kosovës dhe më gjerë, politikë e aleancave të qëndrueshme euro-atlantike duke u bërë burim i mirëkuptimit, paqes e bashkëpunimit.
Urime Talat Xhaferi, gëzuar shqiptarë dhe qytetarë të Maqedonisë së Veriut!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=7355718241147529&id=100001282777569&mibextid=Nif5oz