28.9 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

“Diktatura nuk kalon”, Blerta Deliu pasi Supremja hodhi poshtë udhëzimin administrativ të Hekuran Muratit të nënshkruar pas mandatit

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar pasi Gjykata Supreme konfirmoi se Hekuran Murati ka nënshkruar Udhëzim Administrativ për arkat fiskale pasi i ka përfunduar mandati dhe ai ka qenë edhe deputet.

Deliu shkroi se “diktatura nuk kalon”, duke u deklaruar kështu për vendimin.

“Hekuran Murati ka vepruar jashtëligjshëm! Gjykata Supreme konfirmoi se ai ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ si ministër, edhe pse mandati i tij kishte përfunduar dhe ai ishte tashmë deputet, një shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës dhe ligjit për Qeverinë, (ligj i sponsorizuar dhe votuar nga Vetëvendosje). Ky akt është i pavlefshëm dhe tregon qartë se në këtë qeveri ligji injorohet për interesa personale. Diktatura nuk kalon”, ka thënë Deliu.

Të ngjashme

Të fundit