26.2 C
New York
Thursday, July 4, 2024

Buy now

“Dikë do ta qesin nga puna”, BBC nën kritika pas talljes së Ronaldos

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo mbrëmë e humbi penaltinë ndaj Sllovenisë në kohën e rregullt të ndeshjes së vlefshme për 1/8 e finales së EURO 2024-shit.

Mirëpo, pasi ai dështoi nga pika e bardhë, një grafikë u shfaq në njërin prej mediumeve më të mëdha në botë, BBC, që e tallte Ronaldon, duke luajtur me emrin e tij në anglisht, Misstiano Penaldo,  shaka kjo me penaltitë e shpeshta që ai zakonisht i merr, dhe në këtë rast me shpërdorimin e saj.

Kjo ka ngjallur kritika në rrjete sociale, e sidomos te fansat e Ronaldos, që kanë kërkuar që dikush të japë përgjegjësi për këtë tallje apo lëshim.

“Dikë do ta qesin nga puna”, ka qenë madje një supozim i një përdoruesi të rrjetit social “X”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit