12.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Dihet identiteti i 18-vjeçarit të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika

- Advertisement -

Rejhan Bela, 18-vjeç, dyshohet se është arrestuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.

Bela është njëri nga shtatë të arrestuarit në një operacion të madh policor të zhvilluar mëngjesin e të hënës në Kaçanik, mëson Paparaci nga burime brenda organeve të rendit.

Pas arrestimit, ai dhe të tjerët janë ndaluar në Stacionin Policor në Kaçanik. Një proces intervistimi i të dyshuarve është në zhvillim e sipër.

Bela dyshohet se është pjesë e një grupi ekstremist, i cili pretendohet se e ka organizuar vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës në natën e 1 prillit në qendër të qytetit të Kaçanikut.

Zëdhënësi Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se aksioni që rezultoi me arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e rreshterit Muhamed Lika është ndërmarrë pas zhvillimit të hetimeve intensive nga organet e rendit dhe ato të drejtësisë.

18-vjeçari i arrestuar gjatë aksionit të sotëm, dyshohet se është një nga të dyshuarit kryesor për rastin që tronditi vendit në natën e parë të prillit të këtij muaji.

Muhamed Lika, rreshter i Policisë së Kosovës në Drejtorinë Policore në Kaçanik, u vra me armë zjarri derisa po hynte në banesën e tij natën e 1 prillit

Të ngjashme

Të fundit