16.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Digjet zyra e Arsim Gërxhaliut, drejtorit të IML’së dhe një zyrtareje mjeko-ligjore

- Advertisement -

Mëngjesi i sotëm nuk ishte i zakonshëm në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Zjarri ka kapluar tri zyre të këtij objekti.

Gazeta Insajderi ka mësuar se zyrat e djegura janë të ushtrues-drejtorit të IML’së Ditor Halitit, ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliut dhe zyra e një mjeko-ligjores, Bergita Nikaj.

Komandanti i Zjarrëfiksave, Mal Gashi tha për Insajderin se brenda zyreve janë djegur dokumente e letra të ndryshme.

Çfarë dihet deri me tani?

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madh që përfshiu mëngjgesin e sotëm Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Sipas policisë, nga zjarri janë përfshirë dy zyre brenda objketit.

Flora Ahmeti tha për Insajderin se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar.  Aktualisht  policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit