Është përfshirë nga flakët një veturë në fshatin Sharban të Prishtinës.
Personat që kanë qenë në veturë kanë shpëtuar, ndërkaq vetura është djegur e tëra.
Lajmin e ka konfirmuar Komandanti i Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, i cili ka bërë të ditur se ekipet kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit të kësaj vetura.
Derisa, në lidhje me këtë rast, nuk raportohet për të lënduar, raporton KlanKosova.