Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë mesnatës së datës 9 korrik, është djegur një flamur.
Sipas Policisë, pas shikimit të video-incizimeve është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.
“Mitrovicë Veri / 09.07.2024 – 00:37. Policia ka pranuar informatën se në afërsi të një lokali është djegur një flamur. Pas shikimit të video-incizimeve është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë